Dhunohet kryebashkiaku, denoncon në Polici: Më goditi me grusht në fytyrë dhe më ofendoi një person

Dhunohet kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ka qenë vetë kryebashkiaku socialist i cili ka denoncuar dhunën në polici.

Dy ditë më parë ai ka rrëfyer në polici se një person e ka goditur me grusht në fytyrë, ndërsa është fyer edhe nga një 33-vjeçar me iniciale D.S.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon