Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Janinë ku një bandë adoleshentësh i kanë vjedhur një 17-vjeçari atletet që kishte veshur në këmbë.
Për rastin janë identifikuar shtatë shtetas të moshës 17 dhe 18 vjeç, të cilët akuzohen për grabitje në bashkëpunim dhe bashkëpunim në grabitje.
Më hollësisht, siç rezultoi nga hetimet policore, të pandehurit i janë afruar një shtetasi 17-vjeçar, i cili po ecte në këmbë dhe me dhunë fizike i kanë marrë një palë këpucë, në vlerë prej dyqind (200) euro.
Dosja e depozituar do t’i dorëzohet z. Prokurorit Plimmeliodiki të Janinës. SARANDA NEWS
Please follow and like us: