Prej katër ditësh një i mitur, vetëm 14 vjeç, rezulton i zhdukur në qytetin e Vlorës. Ka qenë e ëma e tij që ka bërë denoncimin në policie se djali është larguar dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Policia njofton se 14-vjeçari E. L. është larguar nga banesa që me datë 16 gusht dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Ndërsa, nëna e tij S. L., 55 vjeçe e ka bërë kallëzimin në polici vetëm një ditë më parë.
Policia po punon për të bërë të mundur gjetjen e 14-vjeçarit. Saranda News
Please follow and like us: