Të gjitha ngjarjet që ndodhën në programet e Top Channel “Big Brother” dhe “Përputhen” në sezonin e kaluar, bënë që emri i Bora Zemanit te lakohej jo pak në media.
Pas largimit të saj nga “Përputhen” dhe konfirmimit si prezantuese e “Dancing with the Stars” u fol gjithashtu edhe për një ftohje mes saj dhe autores Olsa Muhameti.
Ditën e sotme autorja Olsa feston ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga Bora e cila shkruan: “Edhe 100 vite të bukura për këtë vajzën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar! Të dua Olsa Muhameti”.
Bora ka konfirmuar se do prezantojë ‘Dancing with the stars’ këtë sezon teksa nuk dihet nëse do vijojë me ‘Për’puthen’.