SARANDA NEWS

spot_img

Sherr mes të rinjve, plágóset me thíkë 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti çasti në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”.

Dyshohet se pas një konflikti çasti mes të rinjve, është plagosur 19-vjeçari i identifikuar me inicialet E.K.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet  nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial