SARANDA NEWS

spot_img

Babai po lante këmbët, djali e goditi në kokë me pllakë betoni

Vrasja në familjen Muhametaj ka lënë të shokuar banorët. Për mediat, ata kanë treguar se e njihnin të ndjerin, Qemal Muhametajn e se i biri, Marigleni, i cili kishte probleme mendore e kishte vrarë me pllakë betoni në kokë. Sipas tyre, ai ka qenë dikur në gjendje normale por pas kthimit nga Greqia, kishte shfaqur probleme. Po ashtu, banorët treguan se autori merrte prej kohësh mjekime. 

‘Ja atje ishim tani. Është bërë hataja, ai s’ishte mirë nga mendja. E qëlloi me pllakë betoni në kokë. Jo ashtu ishte si gjysmë ai. Po mirë sillej ai punonte andej nga Greqia pastaj erdhi këtej i ranë trutë. I ati kishte shkuar jashtë të lante këmbët dhe pa shkak ai ka shkuar dhe e ka qëlluar me pllakë betoni në kokë. I ati vdiq në vend. Çuni iku pas ngjarjes, u gjet andej nga Fratari lart. Ai ashtu ka qenë. Me neve mirë sillej, nuk tregohej agresiv.’deklaruan banorët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Greshicë. 37-vjeçari qëlloi me sende të forta për vdekje të atin, Qemal Muhametajn e më pas u arratis. E gjithë ngjarja ndodhi në prani të nënës së tij, e cila është e paralizuar. Autori, Mariglen Muhametaj u arrestua mëngjesin e sotëm pas disa orësh ndjekje nga policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial