Keqtrajtoi qenin, policia procedon penalisht “idhullin” e të rinjve shqiptar

Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti është ndëshkuar pas keqtrajtimit që i ka bërë qenit të tij. Videot e bëra virale në rrjet, ku 36-vjeçari i njohur në vend pas sherrit me Noizy-n dhe Stresin, keqtrajton qenin, kanë marrë vëmendjen e policisë së shtetit. 

Policia njofton se ka nisur hetimi ndaj Ahmetit për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, në ambientet e banesës, duke keqtrajtuar një kafshë shtëpiake (qen), ju sqarojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas publikimit të pamjeve filmike, referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit K. A., 36 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. 36-vjeçari është aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

Cllevio ka një histori përplasjeje me Noizyn dhe gjithçka nisi në të njëjtën formë, në rrjetet sociale. Më pas, një përballje fizike bëri që gjithçka të merrte tjetër rrjedhë. Një grup djemsh OTR, mbështetës të reperit Noizy dhunuan Cllevion, i cili përfundoi në spital e më pas pas hekurave. Kjo pasi për të takuar këngëtarin në Durrës kishte thyer masën ‘arresr shtëpie’ në të cilën ndodhej. Noizy e babai i tij u vunë thjesht në ndjekje penale.

Please follow and like us:
fb-share-icon