41-vjeçari përndiqte një vajzë të njomë, fut në sherr lagjen, 3 të arrestuar

3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë ja vendosur nën hetim pasi një konflikti në një ambientet e një lokali në Berat. Shkak është bërë kallëzimi i një 23-vjeçareje se e përndiqte një 41-vjeçar, dhe si pasojë janë përfshirë në konflikt, vëllai i vajzës që ka bërë kallëzimin së  bashku me vëllezërit e personit që e akuzonte  se e përndiqte.

Konflikti ka ndodhur në ambientet e një lokali të qytetit, në lagjen “Uznovë”, dhe gjatë përplasjes ata kundërshtuan dhe punojësit e policisë.

Si rezultat janë arrestuar 2 vëllezër, një 36-vjeçar me iniciale M.N., dhe një 36-vjeçar me iniciale  K.Ç., po ashtu dhe një 18-vjeçar me iniciale E. A.,të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Janë vënë nën hetim dhe 2 persona të tjerë të përfshirë në konflikt , vajza 23-vjeçare e cila është motra e 18-vjeçarit të arretuar. Ësh vënë nënhetim dhe një 41-vjeçar me iniciale M.N. vëllai i dy prej të arrestuarve.

Për këtë person, më datë 28.08.2022, 23-vjeçarja ka bërë një kallëzim se e përndiqte dhe kjo është arsyeja e konfliktit mesvëllait të saj dhe dy vëllezërve të personit që e përndiqte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon