Kthehej nga festa e beqarisë, u godit me motor dhe u tërhoq zvarrë! Arrestohet 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Selanik mbrëmjen e së enjtes së kaluar ku për pasojë ka humbur jetën një 27-vjeçare me profesion edukatore.

Mediat greke shkruajnë se e reja po kthehej nga festa e beqarisë, pasi pas dy ditësh, më 27 gusht  kishte dasmën. Ajo u godit nga një motoçikletë, e cila drejtohej nga një 20-vjeçar shqiptar.

I riu e tërhoqi zvarrë deri në një vend dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. i riu u arrestua pak kohë më vonë.

Vajza fatkeqe u trajtua në spitalin e qytetit dhe ishte nën sedacion. Sipas informacioneve ai i është nënshtruar edhe operacionit. 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Please follow and like us:
fb-share-icon