E TRISHTË/ U godit në kokë nga breshëri, ndërron jetë 1-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku një foshnjë ka humbur jetën pasi është goditur nga kokrrat e mëdha të breshërit që ra papritur.
1-vjeçarja ishte një nga 30 personat e lënduar pasi u godit nga breshëri deri në 4 centimetër të gjerë, rreth qytetit katalanas La Bisbal de l’Emporda.
E mitura është dërguar në spitalin Josep Tueta në Girona të martën pasdite, por ndërroi jetë disa orë më vonë. Nuk dihet ende kombësia e vogëlushes që vdiq dhe se ku ndodhej saktësisht kur u godit nga breshëri që e vrau.

Ndërkohë thuhet se një grua ka qëndruar ditën e sotme në të njëjtin spital për shkak të plagëve të marra nga stuhia shkatërruese e breshërit.

Shumica e 28 personave të tjerë që kishin nevojë për trajtim mjekësor thuhet se kanë pësuar lëndime në kokë, ose prerje nga akulli dhe si pasojë kishin nevojë për qepje. Gjithashtu kishin edhe kocka të thyera.

Përveç kësaj, breshëri në madhësi të topit të tenisit, ka dëmtuar dhe shumë makina.

Nga ana tjetër, shefat e motit katalanas thanë se breshëri që ra në zonë, pranë qytetit turistik, afër kufirit verilindor të Spanjës me Francën, ishte më i madhi në 20 vjet.

Stuhia më vdekjeprurëse e njohur në histori ishte ajo që goditi qytetin indian të Moradabad në 1888. Gati 250 njerëz u vranë pasi u goditën nga breshri me madhësi portokalli.

Please follow and like us:
fb-share-icon