Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Nju Xhersit ditën e sotme ku një vajzë 2-vjeçare ndërroi jetë pasi ishte harrur për shtatë orë në makinë nga prindërit.
Sipas ekspertëve vajza e vogël nuk i përballoi dot temperaturat e larta në makinë duke i shkaktuar bllokim dhe mungesë oksigjeni që e çuan në vdekje.
Ajo që e bën edhe më të rëndë faktin është se makina e prindërve ishrte parkuar në oborrin e shtëpisë dhe ata nuk e kanë vënë re mungesën e saj në shtëpi.
Fëmija u gjet nga një fqinj i familjes, i cili thirri ambulancën. Fatkeqësisht, vogëlushja pësoi arrest kardiak dhe u tentua metoda “CPR”, por ishte tepër vonë. Fëmija është i 22-ti që vdes në SHBA këtë vit harruar në një makinë, katër prej të cilave ndodhën në një javë në gusht.
“Çdo prind ka bërë gabime, pavarësisht se si duket. Fatkeqësisht, disa nga gabimet përfundojnë në tragjedi dhe askush nga ne nuk e pret këtë”, tha një nënë që humbi në të njëjtën mënyrë tragjike vajzën e saj 20 muajshe.