Tre persona janë vënë në pranga nga policia pasi kanë dhunuar më herët efektivët e patrullës. Në pranga kanë përfunduar Edison Lici, Qemal Lici dhe Igli Lici.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditën punonjësit e Patrullës së Përgjithshme gjatë përmbushjes së detyrave funksionale, pasi shërbimet i kishin konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor, vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë kontrolleve dhe monitorimit të vazhdueshem të çdo aksi rrugor në qarkun Dibër, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë konstatuar të parkuar në pedonalen e qytetit, në kundërshtim me normat e Kodit Rrugor, një automjet tip “Land Rover” dhe menjëherë kanë plotësuar procesverbalin për konstatimin e shkeljes. Shtetasit E. L., Q. L. dhe I.L. (drejtuesi dhe pasagjerët në automjet), sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, janë afruar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit duke u shkaktuar atyre dëmtime të lehta në trup.Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 36 vjeç; Q. L., 52 vjeç; I.L., 19 vjeç, banues në fshatin Dragu, Bulqizë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Saranda News