Në emisionin “Java në Dritare” nga Lorena Fjolla ishte i ftuar gazetari i kronikës së zezë, Igli Çelmeta për të folur lidhur me disa nga zhvillimet më të bujshme të këtyre javëve, ndryshimet në Policinë e Shtetit dhe si dekonspirohen operacionet e ndryshme policore.
Çelmeta foli edhe për dekonspirimin e operacioneve të ndryshme, më specifikisht asaj “Plumbi i Artë”, ku zbardhi disa faktë nga Nuredin Dumani dhe përfshirja e Policisë në dekonspirimin e operacionit dhe arratisjen e autorëve.
Një nga ngjarjet më të përfolura në vendin tonë ishte dhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Dua ta marr këtë si shembull për të treguar si dekonspirohen operacionet. Kur Gledis Nano njoftoi se operacioni “Plumbi i Artë” u dekonspirua, kjo u mor vesh dhe 14 të dyshuarit u arratisën. Jam i bindur se Gledis Nano dhe Bledi Çuçi e dinë shumë mirë si u dekonspirua ky operacion, shi shkoi lajmi tek të kërkuarit që të largoheshin pasi lidhur me këtë ngjarje Nuredin Dumani është arrestuar, është vetëdorëzuar më saktë në mars të këtij viti dhe në ambientet e spitalit në Tiranë është vizituar ng një drejtues Policie, tha ai në Dritare.TV.
Këtë e di shumë mirë edhe Gledis Nano edhe Bledi Çuçi, pra se kush e ka vizituar Nuredin Dumanin. Dumani i ka thënë këtij drejtuesi se do bëhet i penduari i drejtësisë dhe do tregojë të gjitha ngjarjet kriminale të 10-viteve të fundit. Të nesërmen Dumani u shpall i penduari i drejtësis dhe të gjithë personat e lidhur me të e kuptuan shumë mirë që duhet të largohen. Që këtu filloi dekonspirimi i operacionit që Nano deklaroi në median franceze se u dekonspirua.
Dua të theksoj faktin që gjthë drejtuesit e Policisë dhe organet ligjzbatuese dhe hetimore en dinë shumë mirë si dekonspirohet një operacion dhe nga del informacioni që shkon pastaj në mënyrë indirekte tek persoanzhet e krimit që largohen për t’i shpëtuar arrestimit. Madje Nuredin Dumani në momentin që ka qenë në spital, kur është marrë në pyetje nga drejtuesi i lartë i Policisë, ka telefonuar edhe një prokuror. Megjithatë më duhet të them se dëshitë e Dumanit nuk duhen marrë të gjitha për bazë, por Prokuroria me anë të provave të mbledhura ka vërtetuar që disa nga ngjarjet që ka rrëfyer Dumani janë të vërteta, por nuk mund të themi këtë për të githa”, u shpreh ai.