Si skenë filmash! Grabitet kryetari i bashkisë, i lidhin familjarët me çarçafë dhe iu mbyllin gojën

Katër shtetas shqiptarë kanë grabitur kryebashkiakun Nikiforos Lambrinos. Sipas burimeve nga mediat greke, grabitja e dhunshme është regjistruar në Malia, ku pre ra familja e Lambrinos, i cili ka qenë edhe biznesmen.

Lambrinos, gruaja dhe vajza e tij ndodheshin në banesë kur katër persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë, u futën brenda dhe i kërcënuan duke i vënë armën në kokë.

Sipas përshkrimeve të bëra nga vetë familjarët, dy nga autorët mbanin kapuça që mbulonin të gjithë fytyrën, ndërsa dy të tjerët mbanin kapuça nga xhupet që kishin veshur, si dhe maska mjekësore. Fillimisht ata hynë në dhomën e 25-vjeçares Fotini, e cila u tërhoq zvarrë. Pikërisht, ulërimat e vajzës zgjuan çiftin Lambrinos. Edhe këta të fundit ranë në duart e grabitësve.

Të tre anëtarët e familjes u lidhën me çarçafë dhe iu mbyllën gojën në mënyrë që procesi i vjedhjes të vijonte pa ‘zhurmë’.

Nga bisedat që autorët kanë bërë me njëri-tjetrin, familja e kryebashkiakut rrëfen se dyshohet se ata janë shqiptarë. Në total, katër hajdutët kanë arritur të marrin mbi 30 mijë euro, para kesh dhe bizhuteri. Tashmë hetimet kanë nisur dhe kamerat e sigurisë që ka shtëpia e zyrtarit janë çelësi për të zbardhur ngjarjen.

Please follow and like us:
fb-share-icon