Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim këtë të hënë me qytetarët e Pukës, ku foli për rritjen e çmimeve dhe nivelin e varfërisë në vendin tonë.
E pranishme në këtë takim, një qytetare mori fjalën dhe i uroi “vdekjen” kryeministrit Edi Rama, por këtë radhë duke shpresuar të jetë Zoti ai që mund t’ia shkaktojë këtë.
Ajo shprehu kritika edhe në drejtim të PD, duke thënë se pavarësisht se bashkëshorti i saj ishte demokrat i flaktë, nuk u dhanë asnjë lloj ndihme në momente të vështira për ta.
“Para 11 vitesh kam patur një fatkeqësi natyrore, por si nuk doli asnjeri të na jepte një farë dore? Burri im demokrat, e di gjithë Puka që ka qenë demokrat i flaktë, por nuk e shikuan dhe nuk e shpërblyen asnjëherë. Para 1 muaji e gjysmë ai humbi jetën nga mërzitja që nuk na dha as PD kur ishte Lulzim Basha, as kjo parti që ke këtu, banesat sociale u bënë për fatkeqësitë, ato i dhanë…4 dynym tokë i kam në stadium, duke luajtur top, duke u kënaqur të tërë, asnjë një 5 lekësh nuk ma dhanë, as nuk më kqyrën për shtëpi, 6 fëmijë kam, kanë marrë rrugën e kurbetit, për të ikur prej këtij vendi.Me 130 mijë lekë kam jetuar me 11 vite me 3 vetë, pjestarë të familjes. 6% thonë iu kanë rrit pensionet. Më kanë futur me një banesë, magazinë, turp. Burri im, demokrat i flaktë nuk e kanë shpërblyer, as kur ishte Luli, as kur ishin këto të tjerët. Ishalla bën ndryshime tani mbrapa, ishalla e ha dreqi dhe shkon e thyen qafën vetë ky, pa i mbetur askujt në dorë. Ishalla Zoti e shtyn dhe ia thyen qafën”, u shpreh banorja e Pukës.