Plas keq sherri mes dy opinionistëve të “Përputhen”, Arjani revoltohet ndaj Nedës dhe e lëshon gojën

Një opinion i Nedës për Mateon ka nxitur debat në puntatën e sotme të “Përputhen”. Pasi u transmetua takimi i Mateos me Kamilën, Neda i bëri një pyetje konkurrentit: “Si ka mundësi që një djalë si ty mund të shfaq interes për dy vajza, të cilat janë të kundërta, si Kamila dhe Eda. Më jep përshtypjen e atij djalit që mendon ‘Unë bëj eksperienca, por pastaj në fund do zgjedh një vajzë të mirë për shtëpi’. Këtë ide më jep”.

Pas kësaj menjëherë ndërhyri Eda, e cila iu drejtua Nedës: “Kush ishte goca që bënte eksperienca dhe goca e mirë mes ne të dyjave?”

 

“Mua më pyet kush janë eksperiencat e Mateos? Di unë! Pyete vetë!”, ia ktheu opinionistja.

Edës i doli në krah Arjani, por në të njëjtën kohë duke i dalë kundër Nedës.

Arjani: Të flas unë që kam shumë eksperienca se ti duke mos pasur fare eksperienca, përveç njërës në jetën tënde, të siguroj që njerëzit pa eksperienca janë më të çuditshmit nga eksperienca jonë në Përputhen dhe nga eksperienca e jetës. Ata mund të shfaqin papritur atë që kurrë nuk e ke besuar.

 

Neda: Nuk është e thënë që duhet të marrësh pjesë në Luftën e Dytë Botërore për ta njohur dhe për ta kuptuar. Nuk ta bën përvoja personale aftësinë për të gjykuar.

Arjani: Po tani ti nuk mund të ndash të thuash një vajzë e mirë, një…

Neda: Unë ndava djalin me zgjedhjet që bëra

Arjani: Jo, ndave dy vajza dhe s’jam dakort fare.

Please follow and like us:
fb-share-icon