I riu rus i kërkon shokut t’i thyejë krahun mos të dërgohet të luftojë në Ukrainë – VIDEO

Shpallja e mobilizimit të pjesshëm ushtarak nga presidenti rus Vladimir Putin ka sjellë jo pak frikë në mesin e shumë të rinjve rus që i tremben pjesëmarrjes në luftë.

Pamjet e tmerrshme që po qarkullojnë në internet dyshohet se tregojnë një person duke i thyer krahun një rezervisti rus me një vare, në mënyrë që të mos dërgohet në vijën e parë të luftës në Ukrainë.

Zyrtarët e Kremlinit kanë paralajmëruar rekrutët që të mos gjymtohen ose u kërkojnë të tjerëve t’i thyejnë kockat e tyre pasi Putin vendosi mobilizim të pjesshëm javën e kaluar për të forcuar trupat e tij në terren. Ndërsa, disa reaguan duke u larguar menjëherë nga vendi, të tjerë iu drejtuan masave drastike dhe u përpoqën të lëndoheshin për të shmangur tmerret e luftës. 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon