Një grabitje me armë ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në fshatin Dom të Klosit, ku persona të maskuar kanë hyrë në një banesë.
Dyshohet se 5 persona të armatosur dhe me maska janë futur në banesë dhe kanë marrë një shumë prej 8 mijë eurosh dhe thuajse 1 milion lekë shqiptare.
Nën kërcënimin e armës ata kanë marrë edhe shumë sende me vlerë.
Policia ka nisur një hetim për të mësuar rrethanat e ngjarjes dhe për bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Please follow and like us: