Në kërkim për falsifikim të pasaportave ose vizave, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në pranga ka rënë Kreshnik Kastrati.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 8 muaj burgim, teksa së fundmi banonte në Serbi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim Kreshnik Kastrati, 60 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, njofton Policia.

Saranda News

 

Please follow and like us:
fb-share-icon