Është shkrumbuar plotësisht autobuzi i linjës Tiranë-Skrapar. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë. Drejtuesi i automjetit pasi ka vënë re tymin në motor ka ndaluar dhe ka nxjerrë jashtë pasagjerët së bashku me bagazhet e tyre.
Më pas ka tentuar të shuajë zjarrin por nu kia ka arritur dot duke bërë që mjeti të shkrumbohej totalisht. Fatmirësisht udhëtarët dhe drejtuesi i automjtetit nuk janë lënduar nga ngjarja. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motorin e autobuzit.
Please follow and like us: