Një propozim i pazakontë ndodhi në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, ku një ish-punonjëse seksi u surprizua live nga ish-klienti i saj. Olsi, 24-vjeçari me të cilin bashkëjeton sot Teuta 26-vjeçare, mbërriti në studio dhe e propozoi për martesë. Jo pak emocione dhe lot gëzimi dhuroi ky çast në studio, kur të dy u pushtuan në përqafime.
Historia e Teutës ngjan me atë të ‘Pretty Woman’. Ajo është nënë e dy fëmijëve, ndërsa rrëfeu një histori tronditëse, sesi gjeti dashurinë e jetës, pasi përfundoi trotuareve nga dhuna barbare e ish-bashkëshortit.
Odeta Dume: Sot me kë jeton?
Ish-punonjësja e seksit: Me djalin që jam dashuruar
Odeta Dume: Ai e di historinë tuaj, që keni edhe vajzë?
Ish-punonjësja e seksit: Ka qene klienti im, ai me largoi nga kjo rrugë dhe më ka ndihmuar shumë
Odeta Dume: Të ka propozuar për martesë?
Ish-punonjësja e seksit: Jo akoma…se di pse! Unë e dua shumë…
Ishte ky momenti, që u shfrytëzua nga Olsi, i cili pasi hyri papritur në studio me një unazë në dorë iu drejtua me fjalë zemre gruas që dashuron.
Olsi: Mos qaj, më ke mua
Teuta: Uaaa…nuk e besoj që je këtu
Ai u ul në gjunjë dhe nxori unazën, ndërsa për 26-vjeçaren ky moment si nëpër filma, do dukej thuajse i pabesueshëm.
Olsi: Do të martohesh me mua?
Teuta: Po dhe vetëm po
Ishte ky çasti më i paharrueshëm për Teutën, e cila mori edhe një buqetë me lule në emër të dashurisë, nga njeriu tek i cili ka gjetur mbështetjen më të madhe.
Ajo erdhi në studion e emisionit për të bijën të cilën prej kohësh nuk e takon dot, që ditën kur u largua prej dhunës shtatzënë me fëmijën e dytë. E penduar për atë që ka kaluar në të shkuarën, mes momenteve të gëzimit nga surpriza që iu bë, 26-vjeçarja ka një mesazh edhe për vajzën 3-vjeçare.
“Pasi u dhunova për të disatën herë vendosa të ikja, nuk i harroja sytë e time bije në lot. Nuk e mora dot se nuk e dija ku do të shkoja. Isha në muajin e 8-të të shtatzënisë kur pas lindjes së djalit u detyrova të dilja trotuareve për të gjetur klientë. Ata vinin në shtëpi, kur djali i vogël flinte gjumë.
Ka kaluar kohë e gjatë, që nuk e kam parë vajzën dhe më mungon shumë. Më ka marrë malli, por ai nuk ma lë as ta shikoj dhe as të flas me të. Bija ime të dua shumë”, -përloti 26-vjeçarja.
VIDEO https://youtu.be/6sTeR_j41RI