I dënuar për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 55-vjeçari (EMRI + VIDEO)

Naim Maloku i shpallur në kërkim për trafikim lëndësh narkotike është arrestuar nga policia e Tiranës. 55-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Ëndrra e keqe’, u arrestua në lagjen “Argjinatura”, Kamëz.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin trafikonin lëndë narkotike.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

VIDEO https://youtu.be/yL1XizZLTwA

Please follow and like us:
fb-share-icon