Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, prangoset 64-vjeçari

Një shqiptar është vënë në pranga në Greqi pasi sot pasdite po lëvizte me makinë ndërkohë që kishte lidhur me zinxhir një qen dhe po e tërhiqte.

Sipas mediave greke ai mbante zinxhirin nga dritarja e mjetit, duke tërhequr qenin, për pasojë katërputroshi ka mbetur i lënduar.

Kalimtarët kanë lajmëruar Policinë dhe menjëherë është vënë në lëvizje. Policia arriti ta lokalizojë dhe arrestojë. Qeni u mor nga një vullnetar për t’u ekzaminuar nga një veteriner dhe për t’u trajtuar për plagët e tij.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial