Kujdes nga profilet e rreme të vajzave në Instagram! Ky burrë i martuar ka paguar 1300 euro

Mjafton një llogari në rrjetin social Instagram, me emra dhe foto provokuese vajzash të marra nga faqe të ndryshme interneti, si pikënisje për një mashtrim online, me premtimin e takimeve me to kundrejt pagesave të ndryshme. Të tillë skemë përdorën një grup të miturish në Tiranë të cilët mashtruan disa djem duke i kërkuar të japin paradhënie deri më 15 mijë lekë të rinj, për të realizuar takim me një vajzë të rreme të cilën e krijuan përmes një profili në Instagram. Të njëjtën llogari të miturit e hapnin njëkohësisht në celularët e tyre dhe pasi shtonin me qindra persona duke i bërë “follow” flisnin e u përgjigjeshin djemve sikur të ishin vajza, që në fakt nuk ekzistonte.

Kur ofertës së rreme i shtoheshin edhe shërbime seksuale, vlera e parave arrinte në shifra të frikshme nga 500 deri në 700 euro, por duke tentuar të bëjnë “pazar” në disa raste përfundohej deri në 50 euro. Të miturit i kërkonin “presë” t’i linte paratë në zarf në disa vende të fshehta në hyrje të një pallati në kryeqytet. Më tej i shkruanin të ngjitej në një apartament, dhe sapo djemtë e mashtruar shpresonin të gjenin vajzën që mendonin se kishin biseduar, të miturit merrnin fizikisht paratë në vendin e fshehtë, siç kishin bërë udhëzimet, dhe largoheshin pa gjurmë, duke i bllokuar në rrjetet sociale profilet e djemve që kishin mashtruar.

Përgjatë vitit 2022, mashtrime të kësaj natyre janë denoncuar 13 raste në Policinë e Tiranës. Të rinj dhe burra që kanë dhënë lekët për shërbime seksuale, e gjetën veten duke humbur paratë e tyre dhe në mungesë të një zgjidhje iu drejtuan autoriteteve.

Më i rëndi, është rasti i një italiani që jeton në kryeqytet, i cili dërgoi me agjenci transfertash jo pak, por 1300 euro për marrëdhënie seksuale me atë që ai e mendonte vajzë, por që përtej telefonit dirigjonin djem, të cilët pasi morën paratë, e bllokuan në rrjetet sociale. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon