Babai i djalit 10-vjeçar që u shtyp tragjikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, Nik Ndoi deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shteti për të përballuar shpenzimet e ceremonisë mortore.
Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një statusi në rrjetet sociale në 17 gusht se qeveria kishte vendosur që t’i akordonte familjes së vogëlushit një shumë prej 500.000 lekësh të reja, babai i viktimës pohon krejt të kundërtën.
Babai i 10-vjeçarit tha se shpenzimet i ka përballuar vet bashkë me familjarët e tij, madje shtoi se askush nuk është interesuar që ta marrë më në pyetje.
Të gjitha shpenzimet qenë familjare dhe të të afërmeve të mi. Asnjë tjetër s’ka mbuluar një 10 lekësh. Asnjë ndihmë nga shteti. Ato ishin thjesht ça publikime që bëri Edi Rama në faqet sociale. Asgjë skam marrë. Asnjë ndihmë më e vogël, shprehet babai i 10-vjecarit.
Ju ftojmë të na ndiqni në faqen tonë në facebook SARANDA NEWS