Një anije e vjetër është fundosur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Anija është pastruar nga vajrat dhe mbetjet e tjera me impakt mjedisor dhe më pas është zhytur në det.
Kujtojmë se kjo është anija e tretë e cila po fundoset në gjirin e Vlorës në një periudhë të shkurtër kohe. Mesa duket është vendosur që hapësira nënujore e qytetit bregdetar të kthehet në një varrezë anijesh të vjetëruara.
Qëllimi i fundosjes së qëllimshme është shndërrimi i relikes ushtarake në një atraksion turistik.
Një tjetër anije është fundosur ditë më parë nga autoritetet portuale dhe ushtarake të cilët kanë realizuar fundosjen në Gjirin e Vlorës me qëllim për ta kthyer në një atraksion turistik.
Nuk dihet se nëse do të ketë të tjera fundosje anijesh në ditët në vijim.
VIDEO https://youtu.be/8b6ti42B-EE