Romeo Cakuli kandidat i Mega dhe PS në Bashkinë Finiq

Romeo Cakuli kandidat për Bashkinë Finiq

Romeo Cakuli do te jete kandidati i MEGA dhe Partisë Socialiste për Bashkinë Finiq.

Romeo Cakuli Finiq - SARANDA WEB
Romeo Cakuli – Kandidat i Mega, Finiq

Romeo Cakuli

Bashkia Finiq kufizohet në veri me bashkinë Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Dropull dhe në perëndim me bashkinë Sarandë. Kryeqendra e Bashkisë është Finiqi.

Kryetari i Bashkisë Finiq prej zgjedhjeve të vitit 2019 është Kristo Kiço. Kristo Kico mundi në këto zgjedhje kryetarin në detyrë Leonidha Hristo, për të cilin KLSH ka referuar në SPAK një dosje ku akuzohet për abuzime rreth 700 milionë lekë të vjetra.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej  11,862 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 39,055 banorë në një sipërfaqe prej 441.20 km2. Në bazë të të dhënave të censusit, densiteti i popullsisë është 26.7 banorë për km2 ndërsa në bazë të regjistrit civil densiteti është 88.51 banorë/km2.

Njësitë administrative përbërëse janë: Finiq, AlikoMesopotamDhiver dhe Livadhja.

Të gjitha njësitë administrative janë pjesë e rrethit Sarandë, qarku Vlorë.  Bashkia Finiq përmbledh fshatrat  Livadhja, Kulluricë, Llazat, Kalcat, Kodër, Pandeleimon, Lefter Talo, Gravë, Qesarat, Komat, Karroq, Grazhdan, Zminec.  Dhivër, Rumanxë, Memoraq, Navaricë, Dermish, Leshnicë e Sipërme, Leshnicë e Poshtme, Janicat, Llupsat, Cerkovicë, Shëndre, Malcan.  Aliko, Çaush, Neohor, Tremul, Rahullë, Pllakë, Jermë, Vurgu i Ri, Halo, Dritas. Finiq, Buronjë, Çlirim, Vrion, Karahaxh, Bregas.  Mesopotam, Dhrovjan, Krongj, Bistricë, Velahovë, Livinë, Brajlat, Sirakat, Kostar, Fitore, Krane, Ardhasovë

Finiqi është një bashki që shtrihet në zonën bujqësore të fushës së Vurgut dhe në zonën malore të rrëzomës së Vurgut. Banorët e zonës i përkasin në shumicë minoritetit grek.
Zona bujqësore është pjellore dhe aktiviteti bujqësor është rigjallëruar gjatë viteve të fundit.
Infrastruktura e bashkisë është përmirësuar gjatë dy dekadave të fundit falë investimeve të shumta ndërkufitare por emigrimi ka larguar nga zona pjesën më të madhe të popullsisë, veçanërisht të rinjtë, duke lënë pas njerëz të moshuar.

 

Ndiqni Saranda Web për Lajme nga Bashkia e Finiqit

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon