Situata në Mesdheun Lindor ka sjellë shumë ragime me politikanwve të grek dhe turq. Kështu së fundmi Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, duke folur në lidhje me konfliktin për çështjen e detit me Greqinë është shprehur se Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë.
“Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij. Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë” tha më tej ai gjatë një aktiviteti në Ankara. Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh. Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme “- është shrpehur ai.
Ndër të tjëra ai ka zbuluar se cili është misioni i Turqisë duke thënë se ka në plan t’u japë një dorë vendeve që duan të heqin qafe “shtypjen e kapitalizmit të egër
“Ai zbuloi edhe misionin e Ankarasë. Misioni i Turqisë është t’u japë një dorë vendeve që duan të heqin qafe “shtypjen e kapitalizmit të egër. Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore” përfundoi ai.