LAJMI i FUNDIT – Bandat marrin peng qytetarët për të tërhequr firmat

Gjergji Mërkuri denocon bandat kriminale të cilat po marrin peng qytetarët. 

Me një akt kriminal dhe të paprecedentë Partia Socialiste po ndalon kandidimin tim si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në selinë e Partisë Socialiste në Sarandë po thirren qytetarët që kanë firmosur për hyrjen time në garë dhe po u bëhet presion që të tërheqin firmën. Qytetarët po kërcënohen me vendet e punës, me gjoba në bizneset e tyre dhe me çdo lloj forme përmes makinerisë shtetërore vetëm që të deklarojnë së nuk kanë firmosur formularët e dorëzuar në KZAZ.
Komiteti nismëtar i cili po punon me mua po mbledh provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK këta banditë të cilët po shkelin rëndë Kodin Zgjedhor.
Prokuroria të sekuestrojë menjëherë kamerat rreth godinës së Partisë Socialiste në Sarandë dhe të vëjë përpara drejtësisë personat të cilët marrin peng me kërcënime qytetarët dhe u bëjnë shantazh.
Pasi dështuan me kërcënime në KZAZ për të ndaluar regjistrimin tim, tashmë kanë kaluar në planin B duke marrë në mënyrë të paligjshme listat e personave që kanë firmosur dhe duke i kërcënuar të tërhiqen.
Çdo person i përfshirë është me emër dhe mbiemër dhe do të kallëzohet penalisht.
I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, prezencës së OSBE-ODHIR në Shqipëri, ambasadës së Bashkimit Evropian dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara që të ndalojnë këtë akt kriminal.
Po cënohet rëndë integriteti i zgjedhjeve në bashkinë Sarandë dhe e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në poste publike.
I gjithë ky angazhim i këtyre banditëve bëhet me qëllimin e vetëm për të ndaluar kandidimin tim, për shkak të mbështetjes së shumtë që qytetarët kanë shprehur menjëherë pas publikimit të kandidaturës.Aktualisht , në këto momente kemi fakte që po ushtrohet presion mbi njerëz që kanë firmosur dhe janë mbështetësit e mi .Ata po kërcënohen në forma nga më të ndryshme .

Please follow and like us:
fb-share-icon