Aksidenti i rëndë ku humbi jetën 10-vjeçari, arrestohen shoferët e dy mjeteve

Një 10-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e kaluar në fshatin Bërxullë të Tiranës, si pasojë e një aksidenti mes dy makinave. Njëra prej tyre përfundoi në lokalin, ku ishte 10-vjeçari, goditje e cila rezultoi fatale për të. Tashmë, policia ka arrestuar dy shoferët, 30 dhe 63 vjeç, që u përfshinë dje në aksident.

Aksidenti ndodhi mbërmjën e djeshme (3 qershir 2023). Policia bën të ditur në njoftimin e saj, se fëmija ndodhej në rrugë kur ndodhi përplasja fatale, ndërsa një banor i zonës tregon për Report Tv se i mituri ndodhej brenda në lokalin në pronësi të babait të tij dhe shtoi se i mituri ndërroi jetë në vendngjarje.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon