Qeveria ruse ka miratuar një listë të shteteve të ‘armiqve’ të saj, pasi kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj saj.
Në këtë listë përfshihet Britania e Madhe (përfshirë Jersey, Anguilla, Ishujt e Virgjër Britanikë, Gjibraltar), Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, shtetet e BE-së, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islandën, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marino, Maqedonia e Veriut. Gjithashtu Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.
Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë.