Procedim penal për drejtorin e Urbanikës së Bashkisë Sarandë, lejoi ndërtimin e një pallati

bashkia sarande
bashkia sarande

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasin Pandi Zhoga, 40 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, me detyrë Drejtor i Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit pranë bashkisë Sarandë.

Procedimi penal u krye pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. S., 55 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë, se një firmë ndërtimi është lejuar të vazhdojë ndërtimin e një pallati në lagjen nr. 4, Sarandë, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon