Kryesia e Bashkimit Demokratik te Minoritetit Etnik Grek OMONOIA dhe Partia Bashkimi per te Drejtat e njeriut PBDNJ zhvilluan nje tur takimesh me faktoret me te larte te Qeverise Greke dhe me forcat kryesore politike te Greqise.
Takimet u zhvilluan me Presidenten e Republikes se Greqise Katerina Sakellaropullu, me Kryeministrin e Greqise Kyriakos Mitsotakis, me Kryetarin e Parlamentit Grek Konstantinos Tasoullas, me kryetarin e Opozites greke Aleksis Tsipras, me Ministrin e Jashtem te Greqise Nikos Dhendias, me Kryetaret e Partive Parlamentare Greke, me Prefektin e Attikes, me Kryetarin e Bashkise se Athines, Shoqaten Panepirote, etj.
Në një komunikatë për media pas takimit thuhet se fokusi kryesor i ketyre takimeve ishin problemet me te cilat perballet Minoriteti Etnik Grek ne Shqiperi, si moszbatimi i ligjit integral per mbrojten e Minoriteteve, regjistrimi i popullsise, e drejta e vetedeklarimit dhe abuzimi shteteror me te drejtat e prones ne te gjithe bregdetin e Jugut.
Gjithashtu, vend te rendesishem ne takime zuri tema e rikthimit te pensionit kombetar per anetaret homogjene te Minoritetit Etnik Grek, per te cilin si Kryeministri Grek, Mitsotaqis, edhe kryetari i Opozites qeveritare Tsipras u angazhuan dhe u deklaruan se behet fjale per nje padrejtesi qe do te korigjohet me paraqitjen dhe votimin brenda dy javeve ne vazhdim te projektligjit te ri qe do te heqe barierat e deritashme dhe do te shmang burokracite torturuese.
Perfaqesuesit e larte te Greqise shprehen mbeshtetje e tyre per minoritetin etnik grek dhe per adresimin dhe zgjidhjen e problematikave te tyre.
FOTO NGA TAKIMET