Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud, raportonte mizoritë e pushtuesit në Ukrainë

Vritet gazetari i New York Times, Brent Renaud. Ai është fitues i çmimit ‘Pulitser’ në gazetari.

“Korrespondenti 51-vjeçar i New York Times u vra sot në Irpin. Një tjetër reporter u plagos. Ata po përpiqen t’i nxjerrin nga zona e luftimeve.”, shkruan La Republica.

Lajmi është dhënë fillimisht nga drejtuesi i policisë së rajonit të Kievit, 

“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Sot është qëlluar për vdekje në Irpin një korrespondent 51-vjeçar i medias me famë botërore New York Times. Një tjetër gazetar mbeti i plagosur. Aktualisht po tentojnë ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit”, ka shkruar Nebitov në Facebook.

Ai ka publikuar edhe një letërnjoftim dhe pasaportë gazetareske editoriale, sipas së cilës kjo video është një gazetar, shtetasi amerikan Brent Renaud (Brent Renaud).

Please follow and like us:
fb-share-icon