Monday, October 12, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Tjetër automjet ikën nga postblloku, Policia identifikon dhe shpall në kërkim drejtuesin...

Tjetër automjet ikën nga postblloku, Policia identifikon dhe shpall në kërkim drejtuesin e mjetit me targa fallso

Një automjet që nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ka ngritur në këmbë policinë e Sarandës.

Bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz” të cilit dje i është kërkuar nga efektivët e qarkullimit rrugor që të ndalonte.

Episodi në fjalë ndodhi në rrugën hyrëse te qytetit, konkretisht në Qafe-Gjashte.

Mjeti po dilte nga Saranda kur është tentuar të ndalohet, por drejtuesi i saj ka shtuar shpejtësinë duke u larguar.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se mjeti përdorte targa false, konkretisht targa qe rezultonin ne pronësi te një mjeti tjetër.

Pavarësisht ndjekjes drejtuesi, tashmë i identifikuar dhe i shpallur ne kërkim, ka arritur të largohet ne drejtim te paditur.

Paraprakisht dyshohet se mjeti transportonte diçka te paligjshme. Aktualisht vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial