Legalizime të paligjshme në Sarandë, ministria e Drejtësisë dorëzon kallëzimet penale

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se Njësia Antikorrupsion ka nisur verifikimet dhe zbuloi se legalizim në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë Turizëm-kanali i Cukës dhe në dokumentacionin e  tyre nuk është shënuar as koha as viti i ndërtimit, por në dosjen është administruar dhe një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve.

Në momentin e legalizimit ka pasur kërkesë për prishjen e tyre, jo që nuk u prishën por është përmbyllur i gjithë legalizimi tyre. Janë kallëzuar ish zyrtarë dhe zyrtarë të kadastrës Sarandë, nga ish drejtori deri te specialistët përkatës”, tha Manja.

Please follow and like us:
fb-share-icon