Vodhën 4 viça në Greqi, 4 hajdutët kapen dhe arrestohen nga Policia në Qafë Botë

Policia Kufitare e Qafë Botës kap në flagrancë 4 shtetas, që kishin vjedhur në Greqi disa krerë bagëti të trasha, dhe po tentonin t’i kalonin nëpërmjet kufirit të gjelbër për në Shqipëri.

Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër, në vendin e quajtur “Katajeto”, Bashkia Konispol, kanë bllokuar disa bagëti (viça), që katër shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i fusnin nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri.

Personat e kapur nga Policia Kufitare janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit F. D., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë; E. B., 38 vjeç, banues në fshatin Gjashtë; Xh. D., 23 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, M. D., 50 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.

Ndërkohë, pas publikimit të Komunikatës së Policisë, kanë reaguar edhe të afërm të personave të arrestuar, duke dhënë versionin e tyre për ngjarjen:

Please follow and like us:
fb-share-icon