Ballina Lajme Saranda News Aktualitet Aksident i rëndë te ura e Borshit, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident i rëndë te ura e Borshit, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak caste më parë në urën në dalje të Borshit.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës, një 40-vjeçar nga Qeparo.

Pas këtij aksidenti, Policia ka dalë me një komunikatë:

Më datë 24.03.2022, në rrugën nacionale Himarë -Sarandë,  në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial