Prej më shumë se 3 muajsh një fermer në fshatin Vanë, Bashkia Delvinë sorollatej sa në dyert e Policisë dhe sa në dyert e Bashkisë Delvinë, për shkak të bllokimit të rrugës, e cila lidhte fermën e tij të bagëtive dhe rrugën kryesore.
Pas publikimit të shqetësimit të tij në Saranda Web, ka ardhur edhe reagimi i institucioneve, të cilat kanë marrë vendimin përfundimtar për të hapur rrugën.
Fermeri së bashku me foton nga rruga e hapur, dërgon falenderimet e tij për Saranda Web dhe çdo qytetar që u sensibilizua me reagimin e vet në mbështetje të fermerit.
Please follow and like us: