Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim Angjelo Hamiti, 31 vjeç, banues në Delvinë.
Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale ”Goditja e arbitrit të ndeshjes” dhe “Shkaktimi i ndërprerjes së ndeshjes”.
Ky shtetas, më datë 19.12.2020, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje, ka hyrë në fushën e lojës dhe ka goditur me sende të forta arbitrin e ndeshjes, shtetasin Elis Pulaj duke shkaktuar kështu ndërprerjen e ndeshjes.
Please follow and like us: