Një ngjarje tragjike është regjistruar në Patra të Greqisë.
Një 38-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj.
E ndjera ishte në shtëpi me fëmijën e saj 4 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte larguar në një udhëtim jashtë Patrës.
Fëmija i ka thënë policisë se “mami ka qenë në gjunjë gjithë natën”, kur kanë mbërritur në shtëpinë.
Bashkëshorti, i cili është shofer taksie, u kthye në shtëpi në të gdhirë dhe gjeti të shoqen e pajetë.
Please follow and like us: