Ballina Lajme Saranda News Aktualitet Banorët e Muzinës në Bashkinë Finiq 1 muaj pa ujë, banorët denoncojnë...

Banorët e Muzinës në Bashkinë Finiq 1 muaj pa ujë, banorët denoncojnë në Saranda Web

Banorët e fshatit Muzinë në Bashkinë Finiq po bëjnë 1 muaj pa furnizm me ujë të pijshëm.

Shkak i mungesës së furnizimit me ujë është bërë djegia e pompës dhe indiferenca e Bashkisë Finiq për të bërë riparimin e defektit në pompën e ujit.

Pavarësisht se banorët janë ankuar përditshmërisht në Bashkinë Finiq për këtë problem, përherë kanë marrë përgjigjen “ikni se do ta rregullojmë”.

Duke parë se po sorollateshin dhe problemi nuk po merrte zgjidhje, banorët janë detyruar të denoncojnë në Saranda Web, si shpresë të fundit të riparimit të pompës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial