Kompozitori i njohur shqiptar Limos Dizdari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton me vdekjen. Report Tv kontaktoi bashkëshorten e kompozitorit, Adriana Dizdari, e cila pohoi se është i shtruar në spitalin e ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, pasi është sëmurë me mushkuritë.
Në lidhje me sëmundjen e artistit kanë reaguar edhe miqtë e të afërmit e tij në rrjetet sociale. Artisti Josif Papagjoni në një postim të gjatë ku tregon shumë për mikun e tij që tashmë ndodhet në luftë me vdekjen, duke zbuluar edh pse kompozitori nuk shkruante më këngë.
Ndërkohë edhe ish-deputeti Spartak Braho iu është bashkuar reagimeve pas lajmit se kompozitori i njohur po lufton me vdekjen në spital. Braho e ka cilësuar turp dhe kriminale braktisjen që qeveria sipas tij i ka bërë kësaj figure të njohur.
Sakaq, drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës Edmond Panariti do të zhvilloje një vizitë më mesditë në Sanatorium.