Partia Demokratike do të organizojë ditën e nesërme ora 12:00 në Butrint një protestë kundër asaj që ata e konsiderojnë si pushtim dhe plaçkitje kulturore.
REAGIMI i PD SARANDË:
NUK MUND TE JEPET HISTORIA E NJE KOMBI ME KONCESION!
Partia Demokratike Sarandë,i bashkohet thirrjes së qytetarëve të Sarandës të protestojmë të gjithë bashkë nesër, e premte ora 12:00 para hyrjes kryesore në Butrint, për ndalimin e këtij pushtimi dhe plackitje kulturore që po i bëhet Butrintit nga duart e pista të pushtetit.
Cdo gjë po na e marrin e po na e shesin.
Ne reagojmë sot që të mos humbasim dinjitetin dhe kulturën tonë kombëtare nesër.
Antikiteti jonë nuk mund të bëhet SHPK, thuhet në reagimin e PD Sarandë.