Vellezerit Shalari & Billa përuruan mbrëmjen e djeshme filialin e dytë në Sarandë, i cili ndodhet në rrugën hyrese të qytetit me të gjithë gamën e produkteve të kompanisë më të madhe në pllaka, parket dhe hidrosanitare.
Në ceremoninë festive asistuan perfaqësues të biznesit dhe pushtetit vendor në Delvinë dhe Sarandë, miq, klientë besnikë të kompanisë dhe të ftuar te shumte.
Zv ministria e Turizmit Vilma Bello dhe kryetarja e bashkise Delvine Majlinda Qilimi duke përshëndetur këtë event thanë se Vellezërit Shalari & Billa janë një shembull i mire i suksesit në fushen e biznesit.
Gjatë ceremonisë kanë përshëndetur përfaqësues të kompanisë Billa nga shume vende te botes. Kjo kompani ka filiale ne disa vende te botes si Spanje, Belgjike, Greqi, Maqedoni, Kosovë, Bullgari etj.