Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi H. H., 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.