I ftuar në emisionin LOG. të gazetarit Endri Xhafo, Auron Tare, ish-drejtor i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe anëtar i STAB, trupa këshillimore shkencore-teknike pranë UNESCO-s, pyetjes nëse Butrinti tashmë është një çështje e mbyllur apo jo, iu përgjigj se “tani fillonte beteja e vërtetë”, sepse ai, edhe si qytetar amerikan, do ta ndiqte këtë çështje ne Senatin amerikan.
Auron Tare: Unë mendoj tani fillon beteja…
Endri Xhafo: Pse?
Auron Tare: Sepse në Amerikë ka shume mundësi që AADF-ja do të shqyrtohet nga një zyrë e posaçme e Senatit, nëse ka shkelur ligjet federale apo jo, dhe unë si qytetar amerikan kam bërë një kërkësë pranë senatorit të Massachusett-it për ta ndjekur këtë çështje. Dhe mendoj se beteja do të jetë në Amerikë dhe jo në Shqipëri, sepse në Shqipëri dihet që do të vendosë kartoni.
Endri Xhafo: Domethenë ju nuk keni shpresë te Gjykata Kushtetuese siç tha profesor Ceka, mendoni se Gjykata Kushtetuese mund të jetë subjekt i presionit politik?
Auron Tare: Unë do ta ndjek çështjen në Amerikë, sigurisht për të vendosur siç mendoj unë, – dhe jo vetëm unë, por një grup i madh njerëzish me të cilët këshillohemi, – anën e së drejtës, pra, që asnjë fondacion i huaj të mos ketë të drejtë të menaxhojë trashëgimi kulturore shqiptare. Siç është në Amerikë, ku asnjë trashëgimi kulturore amerikane nuk menaxhohet nga një fondacion i huaj. /abcnews.al
VIDEO https://youtu.be/tNZfhrOtDNE