Ministrja e Kulturës së Greqisë Lina Mendoni vizitë në qytetin antik Finiq

Ministria e Kulturës se Greqisë Lina Mendoni vizitoi sot Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Gjatë qendrimit në kodrën ku ngrihej dikur qyteti antik ajo theksoi faktin se ky park ka nevojë për një muze arkeologjik ku të prezantohen të gjitha gjetjet e germimeve dhe ekspeditave. Mendoni kërkoi nga të pranishmit që të shikohen mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve për ngritjen e një qëndre muzeale ne Finiq. Propozimi është mirëpritur nga kryebashkiaku i Finiqit Kristo Kico i cili premtoi se do të ndiqte më tej këtë nismë mjaft pozitive jo vetëm për Finiqin por për gjithë zonën.
Më tej ministria e shtetit fqinj vizitoi Manastirin e Mesopotamit dhe fshatin Dhrovjan.

Aktiviteti u transmentua live nëpërmjet Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon