Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit tryezë diskutimi në Sarandë – VIDEO

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit po zhvillon këtë pasdite një tryezë diskutimi me një grup qytetarësh në Sarandë në lidhje me koncensionin e miratuar nga qeveria për ta dhënë parkun natyror për 10 vite një fondacioni të huaj privat.

Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka theksuar se është e vërtetë që Butrinti u dha me koncension dhe se nuk ka pasur asnjë diskutim me arkeologët apo dëgjesa publike me specialistët shqiptarë.

Kalaja theksoi se duhet të ishim në këtë tryezë për të diskutuar se si ta menaxhojmë më mirë Butrintin dhe jo në këtë diskutim në kufijtë e idiotes, që Butrintin tja japim me koncension të huajve që nuk i lidh asgjë me Butrintin dhe nuk do na japin llogari.

VIDEO

Pas përfundimit të tryezës, aktivistët kanë bërë edhe një marshim simbolik në Shëtitore

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon