Tjetërsuan lulishtet duke ndërtuar pallate, arrestohen edhe 3 qytetarë

SARANDA - Informacion rreth Sarandes
SARANDA - Informacion

Është duke vijuar operacioni për ekzekutimin e urdhër arresteve të Prokurorisë së Sarandës, në kuadër të operacionit të sotëm, ku janë lëshuar urdhër arreste për zyrtarë e qytetarë, për tjetërsimin e rreth 10 mijë m2 tokë publike në Sarandë.

Mësohet se janë ekzekutuar urdhër arrestet për shtetasit Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë përfitues të tokave përmes dokumenteve të falsifikuar.

Ditën e sotme Prokuroria e Sarandës, ka urdhëruar arrestimin e Pandi Zhonga, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Sarandë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Mes personave të arrestuar është dhe një noter publik Aleko Anagnosti si dhe juristja e Zyrës së Hipotekës në Sarandë, Rovena Alikaj.

Ndalimi i tre zyrtarëve publikë është kryer nga prokuroria e Sarandës, e cila gjatë hetimeve të kryera ka konstatuar se personat e arrestuar tashmë dyshohet se kanë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qënë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës.

Por përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë tek persona të tretë.

Please follow and like us:
fb-share-icon